You are here

DVD

pellazgu's picture

Ah sa probleme mer Aministrator!!! :-[ Arrita te shkarkoj driverin e skedes por e kam ne nje memorie Flash(USB),e cila per dreq dashka te instalohet edhe kjo...Ndoqa komandat per instalim te librit te instuksionit por nuk arrita... :-| :-|
Komandat jane keto:cd/etc/sysconfig/(cat/etc/sysconfig/hwconf | more)....ca dun me thene ato kllapat..
pastaj me thote :make a new dir in /mnt(ex: mkdir/mnt/usbHD)...
Ca kuptimi ka ne ambient "mount point"...pike montimi???

Me fal per injorancen dhe flmnd.Pellazgu

Forume: 
Administratori's picture

Pershendetje pellazgu,

perse e nderlikon gjendjen kot, sidomos tani ne fillim? Perse nuk e shkarkove thjesht ne nje floppy disk? :-)

Sidoqofte, pa hyre shume thelle, duhet te kesh te qarte pak koncepte mbi Linux: gjithçka konsiderohet si file, nje hard disk eshte nje file qe montohet ne nje pike te caktuar te pemes, po keshtu nje CD-ROM, nje floppy-disk, nje particion, nje memorje flash..e me rradhe. Gjithçka fillon nga rrenja (root) dhe duke u ngjitur shtohet degezimi i directory dhe files. Nje nga keto direktory eshte /mnt brenda te cilit mund te gjejme pikat e montimit per particione te ndryshme, dispozitive, etj. Disa nga keto jane fikse (pra montohen automatikisht gjate nisjes se pc) disa te tjera ekzistojne si pika montimi dhe i montojme ne kur te duam me ane te komandes "mount". Ekziston nje tabele e quajtur ´fstab´ ku ndodhen te gjithe filesystem qe duhen montuar ne nisje dhe ku duhen montuar.
Pra per te montuar nje dispozitiv te ri, mjafton te krijojme nje pike lidhje me pemen per filesystem e ri, per komoditet perdorim direktory /mnt (montuar).

Pra, si root japim komandat:

$ cd /mnt
$ mkdir flash (apo çfare emri tjeter te duam)

Pra po te japim comanden: (rasti i pc qe po perdor une)

Quote:

/mnt# ls -l
total 27
drwxrwxrwx 5 root root 1024 2003-06-22 16:35 share
drwxrwxrwx 2 root root 1024 2003-06-22 11:37 test
dr-x------ 1 root root 24576 2003-06-19 08:27 XP

ti do te gjesh edhe directory "flash"

Per t´a montuar mjafton komanda:

$ mount /mnt/flash

Per t´a zmontuar:

$ umount /mnt/flash

Pra kjo eshte procedura normale, qe per fat te keq nuk do te funksionoje me ty, pasi te duhet patjeter buruesi i kernel (kernel-source) per te aktivuar suportin SCSI dhe USB, pra duhet patjeter te rikompilosh kernel :-(

N.q.s. ke deshire me te vertete te fillosh te mesosh, me thuaj dhe une do te shtoj nje teme mbi kompilimin e kernel te linux.

Sa per dijeni, duhet te shtosh suportin per:

# SCSI Support (CONFIG_SCSI, scsi.o)
# SCSI disk support (CONFIG_BLK_DEV_SD, sd.o)
# SCSI generic support (CONFIG_CHR_DEV_SG, sg.o)

dhe

# Support for USB (CONFIG_USB, usb.o)
# Preliminary USB device file system (CONFIG_USB_DEVICEFS, devices.o)
# USB drivers te tjere: ECHI HCD (CONFIG_USB_EHCI_HCD, usb-ehci-hcd.o), UHCI (CONFIG_USB_UHCI, usb-uhci.o), OHCI (CONFIG_USB_OHCI, usb-ohci.o)
# USB Mass Storage support (CONFIG_USB_STORAGE, usb-storage.o)

(Nuk besoj qe Mandrake i aktivon gjate instalimit normal, pra duhet ti aktivosh ti ne kernel).

Gjithçka duket e komplikuar ne veshtrimin e pare, por eshte me kollaj t´a besh se sa t´a shkruash. Kjo eshte fuqia e Linux...duke e perdorur e duke mesuar...çdo dite gjithnje e me shume. Asgje nuk duhet te jete automatike...je ti qe duhet te shtosh çfare te duhet dhe kur te duhet :-)

pellazgu's picture

Pershendetje!
Po si ta shkarkoja kur file ishte 6.6 MB dhe per dreq une nuk kam internet ne shtepi.Mu desh ta ruaja ne kete flash memory.
Gjithe keto dite kam qene duke exploruar pak nga pak...Komandat po me cmendin...kuptova qe SO nuk te jep konfermen per nje komande te arritur.Nejse,per punen e asaj temes hape dhe me jep sa me shume informacion te jete e mundur..
Flmnd!!!

Administratori's picture

Përshëndetje pellazgu,

Linux zakonisht të jep përgjigje kur diçka nuk shkon si duhet :-) kur ti i thua instaloje, e instalon! Sa për komandat, shkarko këtë file, printoje dhe mbaje para syve vetëm sa për të filluar: http://www.alblinux.net/modules.php?name=Downloads&d_op=getit&lid=22

Së shpejti do të filloj të shkruaj një udhëzues praktik mbi kompilimin e kernel të linux, pasi do të keni nevojë patjetër të kompiloni të paktën një herë kernel-in.

pellazgu's picture

Pershendetje!
Mu po me duket sikur po bezdis...por nuk po i gjej dot filet qe me the per support,i kerkova me emrin ekzakt po nuk i gjej dot... a ka mundesi nje ndihme e vogel??
Riflmnd..

pellazgu's picture

Pershendetje!
Aministrator arrita me ne fund te montoj driverin e skedes,por perseri kam nje problem me leximin e DVD.Mplayer me thote qe nuk njef formatin AVI,Mpeg apo Asf?Nuk di ku ti gjej...
Po lexoja ne nje qe ekzistojne disa programe qe bejne konvertimin e formatit AVI ne format te supportueshem per Linux?Mos duhet te bej kete rruge?me duket icik si shume e gjate "per te pare thjesht nje DVD"???
Faleminderit

Administratori's picture

Përshëndetje pellazgu,

Quote:

Mu po me duket sikur po bezdis...por nuk po i gjej dot filet qe me the per support,i kerkova me emrin ekzakt po nuk i gjej dot... a ka mundesi nje ndihme e vogel??

Nuk bezdis aspak :-) ...sidoqoftë, nuk janë file apo programe. Janë opcione që duhen aktivuar në kernel (pasi zakonisht janë të disaktivuar). Prandaj të thashë që duhet rikompiluar kernel, për të shtuar opcionet që të shërbejnë!.

Quote:

Po lexoja ne nje qe ekzistojne disa programe qe bejne konvertimin e formatit AVI ne format te supportueshem per Linux?Mos duhet te bej kete rruge?me duket icik si shume e gjate "per te pare thjesht nje DVD"???

????? MPlayer suporton çdo lloj formati file! Unë e përdor si për video-cd, dvd, e për të gjithë formatet e tjerë që ekzistojnë (video + audio). Nëse të mungon ndonjë codec, ndiq këtë udhëzues të thjeshtë për të instaluar MPlayer nga buruesi: http://www.alblinux.net/modules.php?name=Sections&op=viewarticle&artid=31
Nëse ke probleme, mund të të jap një script që automatikisht shkarkon buruesin dhe gjithë çfarë duhet nga siti i MPlayer dhe kryen instalimin dhe konfigurimin, por duhet të jesh online!