You are here

Distro. Pse Shperndarje!!

Sirius_Black's picture

Tung te gjitheve.

Sot e morra vesh per kete portal (per mua te ri). Une jam aktiv (dhe njeri prej admin-eve) ne portalin tjeter, gentoo.albalinux.org :-)

Me intereson pse Distro-ve (te Linux-it) ju referoheni si "Shperndarje"!!

Sipas mendimit tim, perkthimet e ketilla tekstuale prej ciles do gjuhe (ne shqipe) jane te gabueshme.


Sinqerisht,
Alberti

Administratori's picture

Thjesht sepse dhe unë :-), sikurse veprojnë RedHat, SuSE, Mandrake, Deb, etj, etj... mund të marr kernel-in e Linux, t´a përshtas sipas dëshirës sime, pastaj ti shtoj programet që më pëlqejnë dhe të filloj t´a

shpërndaj

.

Pa shaka, më është dukur termi më i përshtatshëm në shqip, kush gjen apo krijon një term tjetër më të saktë, është i mirëpritur!

[ Ky Mesazh është Modifikuar nga: Administratori në datën 26-07-2003 16:09 ]

Sirius_Black's picture

Admin i nderuar,

Plotesisht ke te drejt t´a quash Distron, Shperndarje - kjo nuk eshte aspak kontestuese - dhe mos e kupto kete sikur tendence nga ana ime.

Brenga ime kryesore eshte se perkthimet tekstuale ne te shumten e rasteve jane te gabueshme dhe tingellojne jashte kontekstit. Sikur te isha linguist do te isha ne gjendje te propozoj fjale qe plotesisht dhe teresishte e mbulojne kuptimin e GNU/Linux Distro-s. Fatekeqesisht nuk jam :-(

Por une jam i mendimit qe deri sa dikush nuk e gjene nje fjale adekuate, ne Linux-agjite shqipefoles te vazhdojme (bile ne forume publike me influence sikur ky apo albaLUG etj) me perdorimin e fjales se bukur (dhe per vesh te embel) angleze - e qe tash eshte /shume/ Internacionale ne boten e GNU/Linux-it- Distro.

Mospajtimi me kete postim eshte qeshtje personale, natyrisht.

Me admirim Linux-ore,
Albus Dumbledore

Administratori's picture

Atëhere, në pritje të ndonjë gjuhëtari të shquar, të paktën këtu do të vazhdojë të quhet

Shpërndarje

.
Sigurisht, edhe veshi e goja ime janë mësuar me emrin e ëmbël

Distro

por, herët apo vonë, duhet filluar të krijojmë edhe disa terme të rinj.

P.S. Mbas pak do të kemi një desktop GNOME 100% në shqip (~ 60.000 fjali): unë dhe kush punon për përshtatjen në shqip shumë shumë kemi studiuar inxhenjeri dhe informatikë, gjuhëtarët e thërritur ose nuk janë përgjigjur, ose janë tepër të zënë (!!!). Prandaj thjesht kritikat nuk vlejnë: mirëpriten propozimet!

Sirius_Black's picture

Admin i paharueshem,

Me padurim e pres versionin e pershtatur te Gnome-it. Jo per t´a perdorur por nga kurreshtja (se une jam KDE man - qefi i njeriut). Jam i bindur qe ti dhe ata djelmoshat tjere keni bere pune kolosale (pa ndihmen e linguisteve) qe t´i pershtatni ~ 60,000 fjale te Gnome ne shqip. Per kete vetem kam admirim.

Ashtu edhe siq te thash ne fillim te postimimit tim te fundit, plotesisht ke te drejt t´a quash Distron, Shperndarje, pa marre parasyshe qe mua nuk me tingellon korrekt. Funfi i fundit, GNU/Linux is about choice.

Por admin i pashoqe, nje gje per te cilen ne forumet publike (sikur ky) une kam kujdese te posaqem eshte qe te paraqitem sa me pak injorant dhe tendencioz kur vie te superioriti i pergatitjes shkollore/akademike. Se jam i bindur qe ne forume te ketij lloji gjithmone egziston dikush me i shkollouar se une - ndoshta jo shume por gati gjithmon bile 1 ose 2. Une besoj qe kjo te ndodhe edhe ty sikur mua - pa marre parasysh qe jam PhD (Dr Sci) prej njerit prej Universiteteve me te njohura ne bote. Ti vazhdo te studiosh inxhinjeri dhe informatike edhe me tutje, se mua vetem me behet zemra mal kur ndegjoj per djelmosha te zellshem sikur ti - se pershtatja e 60,000 fjaleve /ESHTE PUNE E MADHE/ me te vertet.

Me shprese qe kjartesia e personifikon virtytin e ketij postimi, dhe me shprese se perkthimet tekstuale do te c´rrenjosen ne nje te ardhme po te pershendes perzemersisht,

Sinqerisht,
Harry Potter

Administratori's picture

Sirius_Black,

mesa duket o nuk keni lexuar me kujdes mesazhin tim, o e keni keqinterpretuar.

E para, më bëhet qejfi për "djelmoshat", por për fat të keq nuk jam më i tillë! Përsa i përket studimit po, ndoshta do të vazhdoj të studioj derisa sa të më lënë sytë. Ju mund të jeni profesor...dhe i njërit prej universiteteve më të njohur të botës, prandaj nuk duhet t´ju vë në dukje unë ndryshimin midis "~60,000 fjalëve" dhe "~60.000 fjalive"!.

Në mesazhin tim shpreha thjesht profesionin e personave që aktualisht janë duke kontribuar në projekt, asnjë lloj superioriteti, bile u ankova dhe shpreha keqardhjen mbi mungesën dhe mospjesëmarrjen e gjuhëtarëve (që janë gjithmonë të mirëpritur). Prandaj vazhdoj të mos kuptoj tonin e mesazhit tuaj!

Versioni i GNOME në shqip mund të provohet edhe sot (megjithëse akoma jo i plotë), prandaj nuk ka nevojë të prisni gjatë: vazhdimisht kemi kërkuar që të provohet dhe të vihen në dukje gabimet dhe pasaktësitë, që ekzistojnë dhe janë të shumta. Për ju mund të përgatis një version HEAD të posaçëm :-)

Sikurse mund të shihni, u përpoqa të jem "sa me pak injorant dhe tendencioz" në mesazh, aq më tepër që kam mundësi shumë më të mëdha në jetën e përditshme për të treguar "injorancën dhe tendeciozitetin"!

Sirius_Black's picture

Admin moderues,

Falemnderit per message-in. Pasi qe asgje te re ne lidhje me perdorimin e fjales Distro nuk m´tregove, me keqeardhje po detyrohem ti qoj duart prej ketij shtjellimi. Ti vazhdo ne forumin tend (ky forum) ti quash Shperndarje e une (me tere boten) do ti quaj Distro - it´s only fair I guess.

Edhe dicka, ku jetoj une madhesia e dokumenteve te shkruara matet me numrin e fjaleve te shkruara (ose ne rastin tende, te pershtatura), e per ate mendova qe i referohesh 60,000 fjeleve te pershtatura e jo 60,000 fjalive. Por si do qe te jete edhe nje here bravo ju qofte se siq te thash edhe me pare kjo eshte shume pune e madhe.

Sa i perket injorances dhe tendences nuk kam cka te shtoj. Mosperfillja paraprake flet me bollek. Por, eshte interesant si psh popujt e medhenj (gjuhet e te cileve fliten me shumice ne bote) sikur gjermanet apo franqezet apo spanjollet apo italianet apo kinezet apo ruset i quajne Linux distrot, Distro, e ne shqipetaret duhet te kerkojme fjale autoktone per cdo gje, se ndoshta mos po e njollosim gjuhen. Fale zotit gjerat ne Kosove nuk po shkojne ne ate drejtim - gegnishtja (dialekti i pasur i gjuhes shqipe) po perpahet me te madhe.

I deshpruar,
Mundungus Fletcher

Administratori's picture

Nuk ishte qëllimi im që ju të "dëshpëroheshit" dhe që as kjo temë të shndërrohej në flame!

Prandaj do të mbyllet këtu!

P.S. Sa për sqarim, përshtatja e desktop GNOME (dhe KDE e çfarëdo programi tjetër në Linux) kryhet me anë të files template .pot, që përmbajnë fjalë dhe fjali të plota në anglisht që duhen përkthyer. Prandaj ju shkruajta mbi dallimin midis "fjalëve" dhe "fjalive".

diejt0r's picture

...::.))) Sirius_Black

Me duket paksa siperfaqsore motivi i temes suaj...
Lidhur me komentin e fundit te shkruar nga ju, p ju them se ne Itali, Gjermani
perdoret fjala { distribuzione (it) - Distributionen (de) }
qe ne gjuhen shqipe do te perkthehet: SHPERNDARJE. Te ghithe e dime qe ne cdo
shperndarje Linux, ajo qe i bashkon debian, mandrake redhat, slackware eshte KERNEL, all the rest is choice...
Pra kushdo mund te shperndaje Linux.
Mua me pelqen ta perdor kompjuterin vetem ne gjuhen anglese, por kjo s´do te thote qe n.q.se
dikush "Administrator" ka marre mundimin te pershtate Gnome ne shqip duhet te perdore fjale anglisht
meqe sipas teje ne shqip nuk tingellon bukur.
Edhe dicka: te shtosh fjalorin e gegerishtes me Distro dhe kushedi sa te tjera (anglisht) nuk eshte pasuri gjuhe,
por varferi gjuhe, varferi krijuese, pasiguri morale, INJORANCE.

Ky forum nuk eshte vendi i duhur per diskutime te tilla, por vend kulture dhe informacioni.
Me respekt diejt0r

Open yout mind, think different.

Sirius_Black's picture

diejt0r et All,

Me qellim qi mos me tjerre kete teme siperfaqsore deri n´pa fun, une prap po thom si ma nalt, qi Linux Distro-te mun i queni ne shqip si´t t´doni - ti, admini dhe cilli do shype (koft i Shipnise a koft i Kosoves), including myself of course. Une veq prap p´e potencoj qi perkthimet tekstuale e tkurrin gjuhen. Ky osht menim i jem te cillin e kom krijue prej eksperiences tem. Une du me i grah me fjalen Distro, e ata qi dojne me i grah me fjalen Shperndarje jon ma shume se t´mireseardhun. Qefi i njerit.

Osht shume e vertet si e theksove ti, ne Itali i thojne Distribuzione dhe ne Gjermani i thojne Distributionen, dhe osht e vertet se perkthimi (tekstual) i tyne ne shqip (dhe i cilla fjale me siguri osht ne fjalorin e guhes shqipe) osht Shperndarje. Por na e dim qi secilli fjalor osht qaq i mire sa jane t´mire/t´dijshem/´t´edukuem/t´arsimuem/ ata qi e kan shkru/perpilue fjalorin. Fatekeqesisht, osht i vetmi fjalor qi e kemi :-(

Kije parasysh qe une s´kom thane me shtie fjalorin e gegnishtes kurkun, e as ne gnome. I was marely pointing out qe ne Kosove perkthimet tekstuale jan zvoglue shume, fale pasunise fjalmore te dialektit gege. Perderisa "cenzurimet" per futjen e fjaleve te hueja dhe fjaleve jo-toske shqipe ne fjalorin tone, gjuha nuk do´t pasunohet por ne te kunderten do te stagnoj dhe varfnohet. Perkthimet tekstuale jan deshmi e keti fenomeni mbrapasjelles.

Pasi qi kjo teme po thuej nuk ka asgja te boj me GNU/Linux, une kisha pase qef me perfundue me qikaq.

Me shnet,
Neville Longbottom

[ Ky Mesazh është Modifikuar nga: Sirius_Black në datën 02-08-2003 14:04 ]

ed0n's picture

tem e mire.

pajtohna me albus dombledore , edhe une kur kom ardhe ketu per se pari here mu ka doke interesant fjala "shperndarje"

distribuzione - italisht
distribucion - shqip (shperndarje) :-D
distribucia - shkinisht
distribucion - sipas ISO-s :)
distribucion - uk e Amerik ;)

kerjt po fillojne me distroooooooooooooo e e jona me shpeeerrnnnd :)

po nasht na e kemi ate te drejte edhe me i thone qysh te dojme hehe :)

GNU/Linux Lover , user , etj ,etj ,etj

Edon Kelmendi