You are here

GNOME 2.20

laurenti's picture

Pas dy ditësh do të lëshohet GNOME 2.20 :-)
Për fat të keq do të jem jashtë për punë ditën e lëshimit, prandaj ftoj ndonjë prej anëtarëve të AlbLinux të shkruajë artikullin me njoftimin zyrtar.

Ndërkohë, janë përgatitur "Shënimet e lëshimit" të GNOME 2.20 në shqip. Nëse keni kohë, hidhini një sy të shpejtë për të gjetur ndonjë gabim shkrimi/përkthimi në versionin në shqip.

Adresa nga ku mund të lexohet versioni HTML i shënimeve është: http://www.gnome.org/start/2.20/notes/sq/
ndërsa për të shikuar direkt përkthimin, duhet të klikoni tek: http://svn.gnome.org/viewcvs/gnomeweb-wml/trunk/www.gnome.org/start/2.20... (17/09/2007).

Komente

altiX's picture

Përshëndetje Laurent,

me sa lexova, vërejta disa ndryshime pozitive që janë bërë nga versioni paraprak!
Ajo çka më intereson do të ishte:
° A ka ndryshime për ka shpejtësia?
° A ke ndonjë informatë; kur do të kyçet GNOME 2.20 në Debian Sid? A ka gjasa që kjo të ndodhë së shpejti?

AlbtuX

laurenti's picture

  1. Përsa i takon shpejtësisë, varet më kë do të krahasohet (sigurisht do të jetë më i shpejtë se KDE) :-)
    Pa shaka, në versionin e kompiluar me JHbuild ecën shpejt, por kjo për arsye të kompilimit të optimizuar për makinën në përdorim. Duhet pritur lëshimi i pakove të përgjithshme (sipas shpërndarjeve) për të kuptuar ndryshimet.
  2. Në sid duhet të arrijë së shpejti, ndërkohë më "guximtarët" mund të provojnë versionet aktualë në experimental. Gjendja e GNOME 2.20 në Debian mund të ndiqet nga: http://www.0d.be/debian/debian-gnome-2.20-status.html