You are here

Probleme me provider-in e AlbLinux.net

AlbLinux's picture

Viti i Ri, probleme të reja :-)Mesa duket, provider-i që afronte hosting për sitin tonë është zhdukur nga qarkullimi! Ka fikur serverët dhe telefonët: asnjë mundësi për rekuperimin e kopjeve të databazës apo files e sitit.Sidoqoftë, ja masat e marra:1- Kalimi tek një provider i ri (me pasojat që rrjedhin nga ky kalim: shpenzime plus të paparashikuara);2- Blerja e domain-it të ri AlbLinux.org, që do të ridrejtohet në të njëjtën hapsirë web sikurse AlbLinux.net;Kryer në lokale: 3- Transformimi i të dhënave nga PHP-Nuke në Drupal: 3.1 - Emigrim me sukses i përdoruesve 3.2 - Emigrim me sukses i lajmeve/komenteve 3.3 - Emigrim me sukses i forumeve (kanë nevojë për riorganizim, por janë të përdorshëm) 3.4 - Në pritje të emigrimit të materialit tjetër ekzistuesPërgatitja për kalimin e të dhënave në serverin e provider-it të ri: 4- Menjëherë probleme me versionet e php dhe apache: në lokale përdoret php 5.1.2 dhe MySQL 5.0.18. severët e provider-it përdorin versione më të vjetërDuhet të përgatis një makinë të konfiguruar në menyrë të ngjashme me makinat e provider-it :-(P.s.: jashtë bën me të vërtetë ftohtë :-)

Komente

Anonim's picture

Gjithnje faqeve te mira u shkaktohen probleme. Edhe Alblinux si Zeri YT! me probleme. Uroj te zgjidhen me sukses te gjitha problemet!Nora