You are here

Aventura me AlbLinux.net (ish probleme me provider-in)

AlbLinux's picture

Ok...ndryshova titullin :-)
Jashtë bie borë :-) Ok...gjeta një pc të vjetër të hedhur në një qosh: për t'u ndezur ndizet. I shtova një skedë rrjeti, 128 me RAM dhe...direkt në rrjet. Instalimi i debian/stable shkoi pa probleme (net-install).
Mbasi siti të jetë në linjë dhe të funksionojë rregullisht duhet shtuar një udhëzues i përditësuar mbi instalimin e një serveri debian: është me të vërtetë një kënaqësi të shohësh si punon në menyrë të mrekullueshme edhe tek një pc i vjetër!
Konfigurova versionet stabël të Apache2, php4, Mysql4.01 e Postfix: konfigurimi i afrohet atij të kryer nga provider-i i hapsirës web.

  • Downgrade e databazës së AlbLinux.net -> Asnjë problem seriozInstalim të virgjër të Drupal;
  • Popullimi i databazës me të dhënat e AlbLinux -> Probleme
    • Sondazhet kanë nevojë për punë extra që të rekuperohen: ja vlen "barra qeranë"?
    • Mesazhet privatë të përdoruesve: nëlloj si më sipër. Nëse dikush nga përdoruesit ka nevojë për mesazhet personalë privatë, le të më shkruajë!
  • Provojmë sitin lokal: 192.168.1.12/alblinux.drupal -> Funksionon!!! :-)
  • Opssss, shqipja e Drupal nuk është në 100% dhe ka shumë gabime :-(

Ja ku u shtua akoma punë. Koha në dispozicion është e kufizuar: mesa duket AlbLinux.net/org nuk do të jetë krejtësisht në shqip dhe...tema grafike e sitit do të jetë provizore.
Shpresoj mbasdite të gjej kohë për të plotësuar/korrigjuar përkthimet e modulëve të drupal (të paktën ata që përdoren më shpesh).Shpresoj të gjej akoma më tepër kohë, mbasi GNOME 2.14 është tek dera dhe, përkthimet nuk janë në 100%
Kaq për tani, vazhdimi....kur të kem kohë :-)

Komente

AlbLinux's picture

Harrova t'a shkruaj???
Siti, prej tre ditësh është në linjë, tek serverët e Kigi.net (shpresojmë që të mos na japë më probleme, mbas gjithë rrëmujave që kanë ndodhur kohët e fundit me provider-ët këtu në Itali!). Probleme: sigurisht :-) I pari dhe për tani më kryesori: konflikt midis dy panelëve të administrimit, paneli i administrimit të hosting ndodhet tek -> alblinux.net/admin; për këtë arsye nuk mund të përdorim (akoma) URL-të e pastra për AlbLinux.net. P.sh.: Në vend që të përdorim http://alblinux.net/forum , jemi të detyruar të përdorim http://alblinux.net/?q=forum Në këtë menyrë mund të përdoret paneli admin i Drupal (http://alblinux.net/?q=admin), që me URL të pastër hyn në konflikt me admin e hosting.
Zgjidhje??