You are here

Albanix

Doni's picture

Desha te pyes nese eshte e mundur qe prap ta hapni ftp serverin per ta shkarkuar Albanix, pasi qe edhe une shume here e perdor Knoppix-in, do te ishte shume interesant te jete ne gjuhen shqipe.



Me nderime Doni ;-)

laurenti's picture

Duke parë vështirësitë apo pamundësinë që disa prej jush kanë për të shkarkuar liveCD e Albanix, vendosëm që:

- Nga ana jonë do të mbulohen shpenzimet për CD dhe transportin për të gjithë ata që kanë kërkuar apo do të kërkojnë dërgimin (me anë të postës normale) e Albanix LiveCD brenda datës 30/12/2004.

- Plotësimi i kërkesave do të fillojë nga data 3/01/2005 dhe, koha e dorëzimit mund të zgjasë nga 1 deri në 2 javë (në varësi të shtetit ku ndodheni).

- Kush dëshiron, mund të kërkojë dhe konfigurime të personalizuara apo programe shtesë.

Shpresojmë që kjo të mjaftojë si dhuratë për festat :-)

laurenti's picture

Dëshiroj të njoftoj të gjithë ata që kanë kërkuar Albanix LiveCD brenda datës së vlefshme, që nesër (12/01/05) do të jetë dita e fundit e dërgimit të CD-ve.

Me këtë dua të siguroj dhe ata që kanë kryer kërkesën dhe nuk u ka arritur akoma CD: numri i kërkesave ishte më i madh nga parashikimi (180 kërkesa brenda datës së vlefshme), si rrjedhim dhe koha e dërgimit u "stërgjat".

Njëkohësisht, bëhet thirrje për "sponsor" (që nëse dëshirojnë mund të kenë të dukshme markën/logon e tyre gjatë fazës së boot ose të dukshme në desktop) , në menyrë që dërgimi falas i CD-ve të vazhdojë dhe më tej.

Gjithashtu dua t´ju njoftoj për një shërbim të ri: së shpejti do të shtohet mundësia e shkarkimit apo sipas kërkesës, dërgimit të DVD të para me shpërndarjet Linux.
Aktualisht, në dispozicion gjenden:
- DVD 1 e Sarge-i386
- DVD 2 e Sarge-i386
- DVD e MandrakeLinux-10.1-official-LC-edition
- DVD e Fedora-Core-3
- DVD e SuSE-Linux-9.2-FTP

Së shpejti: një version special i Albanix LiveCD në DVD, me shumicën e programeve ekzistuese për Linux të instaluar/konfiguruar gati për përdorim, si dhe me një repository lokale me programe në formatin .deb, gati për t´u instaluar me dy komanda të thjeshta.