You are here

Live CD

dasho's picture

Me duhet te bej nje LiveCD per te demonstruar disa aplikacione qe kam bere. Por po vij verdalle, a te bej nje rimaster te Knoppix-it, apo me mire me Morphix? Nuk e di kush eshte me e kollajshme dhe cfare avantazhesh kane. Ka ndonjeri eksperience me keto?



Gjithsesi, me duket se cilendo qe te zgjedh, me pare do me duhet te instaloj Debian-in dhe ti bej keto pune ne mjedisin e tij, sepse ne dokumentacionet qe kam pare, behet fjale per disa gjera qe s´i kam pare ndonjehere ne RedHat. A ka provuar ndonjeri te derivoje nje LiveCD ne nje mjedis te ndryshem nga Debian?

Forume: 
dasho's picture

Me ne fund e mbarova dhe CD-ne me Knoppix dhe programe demo. Kush deshiron ti hedh nje sy mund ta marre nga ftp://193.254.1.195/ me anonymous ftp. Po deshet me njoftoni edhe per shpejtesine e shkarkimit (per kuriozitet). Po te jete rreth 2 ore eshte shkelqyshem fare, 3-4 ore prape eshte mire. Mundesisht vereni per download gjate nates, kur s´ka shume trafik. Nje menyre per ta bere kete ne linux eshte keshtu:

bash$ lftp -u lftp -u anonymous 193.254.1.195
Password: your-email
lftp anonymous@193.254.1.195:~> cd pub/KNOPPIX-phpWebApp/
cd ok, cwd=/pub/KNOPPIX-phpWebApp
lftp anonymous@193.254.1.195:/pub/KNOPPIX-phpWebApp> ls
-rwxr-xr-x 1 501 501 707803136 Nov 23 14:53 knoppix-phpwebapp.iso
-rwxr-xr-x 1 501 501 56 Nov 23 14:53 knoppix-phpwebapp.iso.md5
lftp anonymous@193.254.1.195:/pub/KNOPPIX-phpWebApp> at 01:00 tomorrow -- get knoppix* &
[0] at 01:00 tomorrow -- get knoppix* &
lftp anonymous@193.254.1.195:/pub/KNOPPIX-phpWebApp> exit bg
[4775] Moving to background to complete transfers...
bash$

Kontrolloje qe shkarkimi eshte bere ne rregull:
bash$ md5sum -c knoppix-phpwebapp.iso.md5
(shuma eshte: 699ea604c646b90ba7883af940b9d4b4)

Pastaj shkruaje ne CD:
bash$ cdrecord dev=0,0,0 -v -data knoppix-phpwebapp.iso

Ose provoje me qemu:
bash# qemu -m 256 -cdrom knoppix-phpwebapp.iso -boot d -user-net

Vetem se qemu eshte tmerresisht i ngadalshem, ose ndoshta eshte edhe faji i makines time, qe mezi mban NJE sistem, jo me te mbaj edhe nje tjeter.

Per ta provuar ISO-n nga nje ndarje Windows, shihni artikullin:

http://www.knoppix.net/docs/index.php/WinPartition

Ata qe jane mjeshtra, e dine vete si ta provojne nga nje ndarje linux, keshtu qe s´eshte nevoja tua tregoj.

Laurent:
Ate problemin qe kisha qe s´me startohej apache dhe mysql, e zgjidha duke shtuar keto komanda te /KNOPPIX/knoppix.sh:
/etc/init.d/apache start
/etc/init.d/mysql start
knoppix.sh eshte si nje lloj rc.local per knoppix-in.

dasho's picture

Harrova te them, nese do ndonjeri tu hedh nje sy skripteve qe kam perdorur, le te me thote.

(Si mund tu thuhet skripteve ne shqip? Zhgarravina?)

laurenti's picture

Fillimisht, përgëzime :-)

Problemin e nisjes së shërbimeve apache e mysql, mund t´a zgjidhje në një rrugë akoma më të pastër:
Futu tek ambienti i punës (kartela e chroot-uar) dhe shko tek /etc/rc5.d Nga aty jep komandat:

Quote:

ln -s ../init.d/apache S90apache
ln -s ../init.d/mysql S91mysql
ln -s ../init.d/çfarë_të_duash S9Nçfarë_të_duash
(ku çfarë_të_duash, duhet të ekzistojë në /etc/init.d/)

Në këtë menyrë respektohet pastërtia e sistemit.

Script-et? Besoj që janë të shumtë ata që mund të kenë dëshirë t´i hedhin një sy :-)
Më mirë do të ishte një howto e shkurtër në shqip, me rrugën që ndoqe, shoqëruar nga script-et, për ri-masterizimin e KNOPPIX.

Ndërkohë, unë po kryej të njëjtën gjë, por duke u mbështetur në Morphix: Morphix-base (~30MB) + modulin e personalizuar nga ne (në rastin tim një SID i datës së sotme :-) me GNOME si ambient pune + shqipen si gjuhë e prezgjedhur).
Nëse je dakort, mund të fillosh përgatitjen dhe shtimin (mbas pak do të inagurohet një seksion i ri në AlbLinux, me udhëzues dhe libra në shqip: http://www.alblinux.net/modules.php?name=Tutoriaux )

dasho's picture

Jam dakord (te filloj nga pergatitja e udhezuesit). Gjithsesi skriptet kane nevoje per ca lemime (llustrime) dhe duhet ndryshuar ndonje gje qe mund te nxjerre ne shesh te fshehtat e sistemit tim (ku i dihet, mund te kete ne kete forum edhe ndonje hacker te rrezikshem, nuk eshte keq te jesh paranoik (i trembur)).

dasho's picture

Bashkengjitur jane skriptet dhe nje udhezues. Kush ka deshire tu hedh nje sy dhe te bej ndonje sugjerim eshte i mirepritur. Te skriptet, e paperfunduar eshte pjesa e modifikimit te sistemit (heqja e KDE-se, instalimi i GNOME-s dhe ndonje gje tjeter qe ka lidhje). Ketu sidomos pres ndonje udhezim/orientim, megjithese do perpiqem ta bej vete.

Gjithashtu, nqs ka ndonjeri aftesi per tu marre me grafika, mire do ishte qe tu behej ndonje modifikim/pershtatje imazheve, backgroundit, faqes html, etj.

laurenti's picture

Punë e mirë dasho :-)

në vazhdim unë po mundohem të shpjegoj hap pas hapi personalizimin e një Live CD, duke u mbështetur tek MorphixBase (MorphixBase-0.5-pre3.iso) dhe Ubuntu (warty-release-install-i386.iso). Përse ubuntu-warty? Sepse mbështetet në debian/sarge, duke afruar në këtë menyrë programe të qëndrueshme dhe me pak difekte (e, nëse duam, mund të kalojmë pa problem në sid).

Pra le të fillojmë me kushtet dhe kërkesat.

Shpërndarja Linux në përdorim: GNU/Debian

Sid

PC i provës është një PII350 (i vjetër), me ~500MB Ram.
Në të gjenden dy HD: hda=20Gb dhe hdb=8GB
Disku i parë përmban dy particione primarë (hda1=8Gb, / dhe hda2=8Gb, /usr) dhe një particion llogjik (hda3) i ndarë në dy pjesë (hda4=500Mb /swap dhe /hda5=2.6GB /cd_live).
Pra i kam kushtuar një particion të veçantë (ext3) krijimit të CD-ve.
Duke parë që RAM+SWAP është gati 1GB, për proçesin e krijimit të CD krijoj dhe një fileswap shtesë prej 500MB si në vazhdim:

dd if=/dev/zero of=/swap_plus bs=1024 count=500k
mkswap /swap_plus

Aktivoj skedën swap të sapokrijuar:

swapon /swap_plus

Kontrolloj që është aktivuar:

cat /proc/swaps

(ose

top

)
Për t´a ç´aktivuar mjafton:

swapoff /swap_plus

Për t´a fshirë:

rm /swap_plus

Ok, ja çfarë na nevoitet tani:
- Një lidhje e shpejtë Internet (do të na duhet për të shkarkuar imazhet .iso)

Atëhere fillojmë:
- Shkarkojmë veglat e punës :-)

# apt-get update

# apt-get install cloop-utils

Vetëm për këtë fazë shtojmë disa burime plus në

sources.list

apt

:

# echo "deb http://www.morphix.org/debian/ ./" >> /etc/apt/sources.list

# echo "deb http://archive.ubuntu.com/ubuntu/ warty universe" >> /etc/apt/sources.list

Instalojmë një caching web proxy (do të na nevoitet më pas) dhe morphix-mmaker:

# apt-get install polipo morphix-mmaker

Tani, shkarkojmë imazhet .iso që na nevoiten: unë do t´i shkarkoj në /home/ për të mos prekur akoma hapësirën që kam tek particioni për LiveCd (/cd_live). Pra:

# mkdir -p /home/pune/ISO/

# cd /home/pune/ISO

# mkdir tmp1/

Shkarkoj dy file .iso (po ju jap vetëm emrat, google ju thotë nga t´i shkarkoni:
wget http://....../../MorphixBase-0.5-pre3.iso
wget http://....../../warty-release-install-i386.iso

# ls -la

-rw-r--r-- 1 root root 40173568 2004-10-04 08:42 MorphixBase-0.5-pre3.iso
drwxr-xr-x 2 root root 4096 2004-12-02 18:39 tmp1
-rw-r--r-- 1 root root 548175872 2004-10-20 01:35 warty-release-install-i386

# mount -o loop warty-release-install-i386 /home/pune/ISO/tmp1

# ln -s /home/pune/ISO/tmp1 /usr/share/polipo/www/debian

# cd /usr/lib/debootstrap/scripts

# ln -s sarge warty

# ln -s sarge.buildd warty.buildd

Tani përgatis fs e CD që do të krijoj:

# cd /cd_live

# mkdir albanux-live

# cd albanux-live

# mkdir ./albanux-debootstrap

# debootstrap --exclude=dhcp-client,exim4,exim4-base,exim4-config,exim4-daemon-light,ipchains,libgcrypt11,libgnutls11,libtextwrap1,nvi,pppoe,tasksel,mailx,at --include=dhcp3-client,dhcp3-common,lsb-base,netbase warty ./ubuntu-debootstrap/ http://localhost:8123/debian

(komanda e mësipërme duhet shkruar në një rresht të vetëm)
Do të fillojë shkarkimi dhe instalimi i sistemit bazë sarge/warty.
Mbasi të ketë përfunduar, vazhdojmë:

# echo "proc-warty /cd_live/albanux-live/albanux-debootstrap/proc proc none 0 0" >> /etc/fstab

# mount proc-warty /cd_live/albanux-live/albanux-debootstrap/proc -t proc

# rm /cd_live/albanux-live/albanux-debootstrap/etc/resolv.conf

# cp /etc/resolv.conf /cd_live/albanux-live/albanux-debootstrap/etc/resolv.conf

# chroot /cd_live/albanux-live/albanux-debootstrap

Sapo jemi futur në ambientin e chroot-uar (që do të jetë dhe moduli ynë i personalizuar).

Vazhdon ...

laurenti's picture

...vazhdimi

Të gjitha komandat në vazhdim jepen në brendësi të ambientit të chroot-uar:

# echo "127.0.0.1 localhost" >> /etc/hosts

# nano /etc/apt/sources.list

Shtoj (shkruaj) rreshtat në vazhdim:

deb http://www.morphix.org/debian/ ./
deb http://localhost:8123/debian/ warty main
deb http://www.mirrorservice.org/sites/archive.ubuntu.com/ubuntu/ warty main restricted universe

Shtyp Ctrl +o për të shkruar dhe Ctrl +x për të dalë nga

nano

# apt-get update

# dselect update

Tani instaloj programet që vijnë me Ubuntu (warty):

# dpkg --set-selections < ./zgjedhjet-ubuntu.list

(zgjedhjet-ubuntu.list ndodhen tek file 1 i bashkangjitur)

# apt-get dselect-upgrade

Do të fillojë proçesi i shkarkimit dhe instalimit të programeve që kemi përfshirë në listë (pak nga interneti, pjesa më e madhe nga... ju kujtohet .ISO e montuar në tmp1/ dhe polipo?)
Mbasi të ketë përfunduar gjithçka, konfigurojmë gjuhën e sistemit dhe, zgjedhim shqipen (sq_AL.UTF-8) si gjuhë të prezgjedhur:

# dpkg-reconfigure locales

Tani shkarkojmë dhe instalojmë disa pako nga Morphix.org, që nevoiten për funksionimin korrekt të CD:

# dpkg --set-selections < ./zgjedhjet-morphix.list

(zgjedhjet-morphix.list ndodhen tek file 2 i bashkangjitur)

# apt-get dselect-upgrade

Ok, sapo përfunduam me krijimin e Modulit tonë, mund të kryejmë akoma disa ndryshime sipas dëshirës: p.sh. unë heq Apache2 dhe instaloj apache, duke shtuar dhe konfiguruar suportin për php dhe MySQL; instaloj mplayer dhe java, shtoj eclipse, etj. Komandat që duhen dhënë për të shtuar apo hequr një program janë si gjithmonë: apt-get install emri_programit; apt-get remove emri_programit.
Mbasi të jemi të kënaqur me pakot e instaluar, fillojmë të kryejmë pak pastrime:

# apt-get clean

# rm -rf /tmp[B]
[B]# ln -s /var/tmp /tmp

# rm -rf /tmp/*

Krijojmë kartelat që i nevoiten Morphix për të funksionuar korrektësisht:

# mkdir /cdrom /cdrom1 /MorphixCD /floppy

# updatedb

Nëse kemi ndryshuar kernel, nuk duhet të harrojmë të japim dhe një:

# /sbin/depmod -a

Tani dalim nga ambienti chroot:

# exit

Zmontojmë "proc":

# umount proc-warty

Tani jemi gati për të krijuar modulin tonë të kompresuar (mos harrojmë që kartela e personalizuar ka një madhësi prej gati 2GB me programe dhe tools).
Unë do t´a quaj modulin e personalizuar albanux

.mod

dhe do t´a ruaj në /home/pune/ISO (në menyrë që të mos konsumoj hapësirën tek particioni /cd_live).
Komanda në vazhdim duhet dhënë në një rresht të vetëm:

# mkisofs -iso-level 4 -R -U -V \"AlbLinux fs\" -P \"AlbLinux\" -hide-rr-moved -cache-inodes -no-bak -pad $moddir | nice -5 create_compressed_fs - 65536 > /home/pune/ISO/albanux.mod

Tani fillon përdorimi "në masë" i kujtesës ram+swap: rreth një orë pritje dhe moduli ynë i personalizuar është gati për t´u integruar me pjesën tjetër të përmbajtjes së CD-Live (pra MorphixBase), që do të shohim nesër.

Vazhdon ...

laurenti's picture

Tek pjesa e parë e mesazhit duhet të korrigjohet diçka tek komanda

debootstrap

:

Quote:

02-12-2004 në orën 19:06, laurenti :

# debootstrap --exclude=dhcp-client,exim4,exim4-base,exim4-config,exim4-daemon-light,ipchains,libgcrypt11,libgnutls11,libtextwrap1,nvi,pppoe,tasksel,mailx,at --include=dhcp3-client,dhcp3-common,lsb-base,netbase warty ./ubuntu-debootstrap/ http://localhost:8123/debian


në:


# debootstrap --exclude=dhcp-client,exim4,exim4-base,exim4-config,exim4-daemon-light,ipchains,libgcrypt11,libgnutls11,libtextwrap1,nvi,pppoe,tasksel,mailx,at --include=dhcp3-client,dhcp3-common,lsb-base,netbase warty ./albanux-debootstrap/ http://localhost:8123/debian

laurenti's picture

...vazhdimi

Ok, sapo kemi krijuar modulin tonë të personalizuar albanux.mod (që është, sipas zgjedhjes sonë, një ubuntu e pasuruar dhe pastruar + suportin dhe gjuhën shqipe si gjuhë të prezgjedhur të sistemit, sq_AL.UTF-8).
Ky modul është ruajtur me emrin "albanux.mod" në kartelën "/home/pune/ISO" .
Vazhdojmë ma hapat e tjerë:
Zmontojmë file .iso të warty (që kishim montuar në tmp1):

# umount /home/pune/ISO/tmp1

Montojmë në tmp1 imazhin .iso të MorphixBase:

# mount -o loop /home/pune/ISO/MorphixBase-0.5-pre3.iso /home/pune/ISO/tmp1

Futemi tek kartela ISO:

# cd /home/pune/ISO/

Kopjojmë përmbajtjen e .iso të montuar:

# cp -Rp tmp1/ albanux_cd/

Zmontojmë imazhin .iso:

# umount tmp1/

Futemi tek kartela që përmban bazën e CD së ardhëshme:

# cd albanux_cd

# ls -al

-r--r--r-- 1 root root 51 2004-07-06 22:54 autorun.bat
-r--r--r-- 1 root root 45 2004-07-06 22:54 autorun.inf
dr-xr-xr-x 2 root root 4096 2004-09-16 01:01 base
dr-xr-xr-x 3 root root 4096 2004-08-01 04:18 boot
-r--r--r-- 1 root root 2238 2004-07-06 22:54 cdrom.ico
dr-xr-xr-x 2 root root 4096 2004-07-06 22:54 copy
dr-xr-xr-x 2 root root 4096 2004-07-06 22:54 deb
dr-xr-xr-x 2 root root 4096 2004-07-06 22:54 exec
-r--r--r-- 1 root root 5007 2004-07-06 23:00 GUIDELINES
dr-xr-xr-x 2 root root 4096 2004-07-06 22:54 images
-r--r--r-- 1 root root 4126 2004-07-06 22:54 index.html
-r--r--r-- 1 root root 16969 2004-08-01 22:38 LEGAL
dr-xr-xr-x 2 root root 4096 2004-10-04 10:18 mainmod
-r--r--r-- 1 root root 1955 2004-10-04 10:19 md5sums.txt
dr-xr-xr-x 2 root root 4096 2004-10-03 23:04 minimod
-r--r--r-- 1 root root 2292 2004-08-01 22:37 README.cdrom
-r--r--r-- 1 root root 1768 2004-08-01 22:35 README.transition

Lëvizim modulin tonë të personalizuar (albanux.mod) tek kartela mainmod (që aktualisht është bosh):

# mv ../albanux.mod mainmod/

Nëse dëshirojmë, kryejmë ndryshime tek script-et dhe mesazhet e nisjes (do të shohim një herë tjetër si të kryejmë këto ndryshime), shtojmë dokumente në gjuhën shqipe, etj...etj.
Cd tashmë është gati për t´u krijuar: e krijojmë duke dhënë komandën:

# cd ..

# mkisofs -pad -l -r -J -v -V \"AlbLinux LiveCD\" -b boot/grub/iso9660_stage1_5 -c base/boot.cat -no-emul-boot -boot-load-size 4 -boot-info-table -hide -rr -moved -o albanux.iso albanux_cd

Si rezultat do të kemi krijimin e imazhit tonë të personalizuar albanux.iso, gati për t´u masterizuar :-)

Para se t´a masterizojmë, e provojmë: Dashi ka shpjeguar në dokumentin e tij menyrat e provës së një imazh.iso; personalisht përdor qemu.

Nëse gjithçka funksionon si duhet, masterizojmë, me komandat apo programin e preferuar.

Kaq ishte e gjitha.

P.s. Në proçedurën e mësipërme nuk përmenda fshirjen e kartelës në të cilën përgatitëm modulin tonë të personalizuar. Kjo për arsyen që tashmë, thjesht duke chroot-uar në të mund të kryejmë ndryshime të tjera, të heqim/shtojmë programe, të kalojmë në

sid

, apo të personalizojmë menutë e GNOME (kush është kurioz, le të hedhë një vështrim tek

/etc/gnome-vfs-2.0/vfolders

), etj). Më pas rikrijojmë modulin e ri të personalizuar dhe e integrojmë tek MorphixBase.

dasho's picture

Laurent, do ta provoj edhe rrugen e ndjekur prej teje, sepse eshte nje eksperience e dobishme, por pasi te marr njehere fryme, sepse kam disa pune qe duhet ti bej dhe qe i kam lene pasdore.

Por me pare do te doja te perfundoja versionin me knoppix. Kam arritur te c´instaloj pakot e kde-se dhe te instaloj gnome-n:


dpkg-query -W --showformat=´${Package}\n´ | grep kde > kdepackages.txt
nano kdepackages.txt
apt-get remove `cat kdepackages.txt`
deborphan | xargs dpkg -P
apt-get install gnome gdm

Pastaj perpiqem ta testoj sipas menyres se pershkruar ne


Konfigurimi i gdm

. Me dalin keto probleme:

1. Me nxjerr te dritarja e login-it. Si tia bej qe te hapet pa login?
2. Mousi eshte i ngrire, nuk leviz (e di qe per kete duhet te shikoj log-et).
3. Me del anglisht, si duhet bere qe te hapet default ne shqip? A duhet instaluar ndonje pakete i18n per kete?

Nqs ke ndonje kopje te iso-s qe ke pregatitur, a mund ta gjej diku per download qe ti hedh nje sy? Per iso-t e morphix-it une nuk di tjeter menyre testimi pervec asaj me qemu, a ka ndonje menyre tjeter (pa e hapur iso-n dhe pa e kopjuar ne disk)?

Faqet