- Zgjidh shqipen si gjuhë për kryerjen e instalimit...

Zgjedhja e gjuhës
- Zgjidh hartën e tastierës...

Zgjedhja e tastierës
- Fillon zbulimi i hardware...
- Shkruaj emrin e host: sistemin tonë do ta quajmë desktop.shtepi.loc, prandaj shkruajmë desktop:

Shkrimi i emrit të host
- Shkruajmë emrin e domain.
Në shembullin tonë emri është shtepia.loc:

Shkrimi i emrit të domain
- Tani do të na duhet të particionojmë (ndajmë në pjesë) diskun fiks.
Kush ka Windows në kompjuter, në këtë fazë duhet të ketë kujdes të zgjedhë particionin bosh, të krijuar paraprakisht, e jo particionin FAT/NTFS të Windows.
Për shembullin tonë do të krijojmë një particion të vogël swap (sa dyfishi i RAM në PC), dhe një particion të madh (me pikë montimi /) për të gjithë sistemin:

Menyrat e ndarjes
- Ne do të zgjedhim menyrën e ndarjes manuale të diskut dhe do të punojmë tek particioni i lirë i paformatuar (që kemi krijuar paraprakisht):

Ju do të zgjidhni particionin tuaj të lirë...
- Krijojmë particionin swap (në shembullin tonë 500 MB):






Mbaruam me krijimin e particionit swap...
- Zgjedhim pjesën bosh të mbetur dhe krijojmë një particion të ri të madh:




- Përfundojmë ndarjen dhe shkruajmë ndryshimet në disk:

