GNOME 2.24 është versioni më i ri i GNOME Desktop: një mjedis desktop shumë i përhapur dhe për shumë piataforma. Objektivi i GNOME është të jetë i lehtë në përdorim, stabël dhe të ketë një suport të klasës së parë për përdorshmërinë dhe internacionalizimin.

GNOME përbëhet nga software i lirë dhe i hapur dhe afron të gjithë instrumentët tipikë që përdoruesit presin nga mjedis modern informatik, si email, groupware, lundrim në web, menazhimin e file, multimedia dhe sigurisht lojra. Gjithashtu, GNOME afron një piataformë elastike dhe efikase për zhvilluesit e software, si për aplikativët për sistemet desktop ashtu dhe për sistemet mobilë.
Shënimet e plota të lëshimit të versionit të ri 2.24 të GNOME mund të lexohen tek faqja përkatëse në sitin zyrtar.
Dërgo koment të ri